Në kuadër të programit ndërkombëtar të mobilitetit akademik CEEPUS, Albanian University mirëpriti Prof. Asoc. Dr. Orsolya Falus nga University of Dunaújváros, Hungari.
Gjatë vizitës së saj, Prof. Falus zhvilloi takime institucionale me Rektorin, Prof. Dr. Julian Fink, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mundësitë për iniciativa të përbashkëta akademike.
Në kuadër të kësaj vizite, u organizuan gjithashtu dy aktivitete akademike të veçanta. Në njërin prej tyre, Prof. Falus mbajti leksionin e hapur me temë “Media Law” (E Drejta e Medias), organizuar nga Departamenti i Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative. Ndërsa në aktivitetin tjetër, ajo zhvilloi një leksion të hapur mbi “Consumer Protection” (Mbrojtja e Konsumatorit), duke u ofruar studentëve mundësinë të njihen me perspektiva dhe praktika ndërkombëtare në këtë fushë.
Të dy aktivitetet krijuan hapësira të vlefshme për shkëmbim njohurish, diskutim dhe ndërveprim akademik, duke sjellë një kontribut të rëndësishëm në përvojën akademike të studentëve dhe stafit.
Albanian University e falënderon Prof. Falus për kontributin dhe bashkëpunimin e saj!
Kjo vizitë shënon një tjetër hap drejt ndërkombëtarizimit të Albanian University, zgjerimit të partneriteteve evropiane dhe promovimit të shkëmbimit të përvojave akademike.




