Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë organizoi më 04 nëntor 2026 me sukses dhe me një audiencë të gjerë leksionin e hapur me temë “Qasja multidisiplinare në menaxhimin e skoliozave”. Ky aktivitet u organizua nga lektori i “Albanian University”, Afian Shaqiri, me të ftuar Silvio Selfo, fizioterapist i specializuar për skoliozat dhe instruktor i metodës PSSE-Schroth në Shqipëri.




