NJË TJETËR SUKSES PËR SHKOLLËN E SPECIALIZIMEVE TË KIRURGJISË ORALE DHE ORTOGNATODONCISË – ALBANIAN UNIVERSITY

Nën kujdesin dhe drejtimin akademik të Prof. Asoc. Dr. Erda Qorri, specializantët e programeve të Specializimit në Kirurgji Orale dhe Ortognatodonci të Albanian University morën pjesë me sukses në Kongresin e 8-të Ndërkombëtar “Inovacioni Teknologjik dhe Eksperimental në Periodontologji, Kirurgji Orale dhe Ortodonci”, me fokus “Përdorimi i faktorëve të rritjes: aktualiteti dhe perspektivat”.


Pjesëmarrja e grupit kërkimor shkencor, të përbërë nga stafi akademik dhe specializantët, u karakterizua nga një nivel i lartë shkencor dhe një orientim i fortë drejt aplikimeve klinike.
Kontributet shkencore të prezantuara gjatë Kongresit u vlerësuan nga organizatorët me çmime dhe certifikata nderi, në shenjë mirënjohjeje për cilësinë e punës kërkimore dhe rëndësinë e aplikimeve klinike.


Ena Bitri, Fjoralba Sela dhe Eneida Prifti u nderuan me çmime dhe Certifikata Nderi për kontributin e tyre shkencor.


Një vlerësim i veçantë iu adresua gjithashtu Albanian University, e cila mori falënderime dhe vlerësime të posaçme nga organizatorët e Kongresit për bashkëpunimin institucional dhe kontributin e saj në kërkimin shkencor të nivelit të lartë, të prezantuar në këtë aktivitet ndërkombëtar.


Ky sukses përfaqëson një dëshmi të rëndësishme të përkushtimit të Albanian University ndaj arsimit të avancuar, kërkimit shkencor, inovacionit dhe integrimit të praktikës klinike me zhvillimet bashkëkohore ndërkombëtare.
Urime specializantëve dhe stafit akademik për këtë arritje të merituar!
Suksese të mëtejshme dhe arritje edhe më të mëdha në rrugën e dijes, kërkimit dhe inovacionit!
Ad Maiora! 🎓🏆