Ky aktivitet do të zhvillohet më datë 07 Maj 2026, godina ish Internacional, ora 10:30, pranë laboratorit të Teknologjisë Farmaceutike me Z. Arlind Seraj (alumni i Albanian University) për
mundesine e zhvillimit të një aktiviteti me studentët e Farmacisë, me temë: “Karriera globale në farmaci: Perspektiva e një alumni nga Tirana në Kopenhagen”.
Aktiviteti do të përqendrohet në disa çështje kryesore, si:
Rrugëtimi nga Albanian University drejt studimeve të mëtejshme, përvojës profesionale jashtë vendit.
Momentet kyçe dhe vendimet që kanë ndikuar në ndërtimin e karrierës, sfidat e hasura (si njohja e diplomës, përshtatja në një mjedis të ri, konkurrenca, etj.)
Aftësitë dhe kompetencat që kanë bërë diferencën në suksesin e tij, si dhe gabimet prej të cilave ka nxjerrë mësime.


