Vende Vakante Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

Albanian University

NUIS J82025002B

                                                                                 Tiranë, më 2 Korrik 2024

Vende Vakante

Viti akademik 2024-2025, semestri i parë

Albanian Universitypër vitin akademik 2024 – 2025, semestri i parë paraqet si më poshtë vendet vakante për plotësim të personelit akademik dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

11 vende vakante

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin dhe Rregulloren e Institucionit, “Ligjin për Arsimin e Lartë 80/2015” dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:

  • Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve në profilin përkatës, sipas lëndës që do të mbulojnë me mesatare mbi 8 (tetë);
  • Preferohet eksperiencë në mësimdhënie dhe eksperiencë profesionale, e lidhur me lëndën që do të mbulojnë;
  • Preferohet që aplikantët të kenë gradën shkencore “Doktor”;
  • Të zotërojnë aftësitë e nevojshme personale për vendin e punës, si aftësi komunikimi
  1. Departamenti i Inxhinierive: 7 vende vakante

A. 2 vende pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike, Teknologjisë së Informacionit, Informatikës ose ekuivalente.

Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike, Teknologjisë së Informacionit, Informatikës ose ekuivalente.
  2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
  3. Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.
  4. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
  5. Të kenë njohuri të mira në lëndët:
    – Algoritëm dhe programim i avancuar

    – Programim në ambjente paralel / të shpërndarë,

    – Sisteme operative në kohë reale,

    – Bazat e inteligjencës artificiale,

    – Programim Java / C++,

    – Përpunim imazhi,

    – Teori rrjetash

    – Proçeset stokastike.
  1. 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Elektrike ose ekuivalente.

Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Elektrike ose ekuivalente.
  2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
  3. Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.
  4. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
  5. Të kenë njohuri të mira në lëndët:

    – Cilësia, normativa dhe legjislacioni teknik,

    – Projektimi dhe funksionimi i sistemeve të energjisë,

    – Eficienca e energjisë në ndërtesa,

    – Optimizimi i sistemeve të energjisë dhe proceseve.
  1. 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.

Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.
  2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
  3. Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.
  4. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
  5. Të kenë njohuri të mira në lëndët:

    – Elektronika për telekomunikacion,

    – Projektimi i sistemeve elektronike,

    – Rrjeta telematike,

    – Elektronika analoge dhe dixhitale

    – Sisteme elektronike.
  1. 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (asistent lektor) në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.

Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

6. Të kenë mbaruar studimet Bachelor dhe Master i Shkencave në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.

7. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).

8. Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.

9. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.

10. Të kenë njohuri të mira në lëndët:

  • Elektroteknika 1/Elektroteknika 2,
  • Bazat e elektronikës,
  • Elektronika analoge/Elektronika dixhitale,
  • Sisteme elektronike,
  • Elektronika e fuqisë.
  1. 2 vende pune për personel akademik me kohë të plotë (asistent lektor) në fushat e Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike, Teknologjisë së Informacionit, Informatikës ose ekuivalente.

Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

11. Të kenë mbaruar studimet Bachelor dhe Master i Shkencave në fushat e Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike, Teknologjisë së Informacionit, Informatikës ose ekuivalente.

12. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).

13. Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.

14. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.

15. Të kenë njohuri të mira në lëndët:

  • Programim i shpërndarë,
  • Përpunim imazhi,
  • Programim Java / C++

    – Programim paralel.

    B. Departamenti i Shkencave Ekonomike: 4 vende vakante

    A. 2 (dy) personel akademik me kohë të plotë (Profesorë/Lektorë) për grupin mësimor të “Manaxhimit”.

Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të kenë mbrojtur Doktoratën në fushën e Manaxhimit dhe ekspertizë të spikatur në fushat përkatëse;
  2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë) të studimeve Master, nëse nuk ka Doktoraturë;
  3. Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune dhe eksperiencë në mësimdhënie;
  4. Të kenë njohuri të mira profesionale të gjuhës angleze.
  5. Të kenë njohuri të mira në lëndët që duan të angazhohen.

B. 2 (dy) personel akademik me kohë të plotë (Profesorë/Lektorë) për grupin mësimor të “Financë Kontabilitet”.

Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

1. Të kenë mbrojtur Doktoratën në fushën e Financë Kontabilitet dhe ekspertizë të spikatur në fushat përkatëse;

2.Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë) të studimeve Master, nëse nuk ka Doktoraturë;

3.Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune dhe eksperiencë në mësimdhënie;

4.Të kenë njohuri të mira profesionale të gjuhës angleze.

5.Të kenë njohuri të mira në lëndët që duan të angazhohen.

  • Aplikimet janë të hapura deri më 31 Gusht 2024.