Me rastin e Konferencës Ministrore dhe Dialogut të Politikave Globale, që do të mbahet në Tiranë, në datat 29-30 Maj, 2024, Ministria e Arsimit dhe Sportit, fton çdo krijues të bëhet pjesë, duke konkurruar për realizimin e “Logos” e cila do të jetë simbolikë përfaqësuese e Konferencës. Realizimi i kësaj “Logo” duhet të pasqyrojë konfiguracionin simbolik, si pjesë identifikuese e Konferencës Ministrore dhe Dialogut të Politikave Globale, lidhur me Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor.
Tema do të jetë “Zona Evropiane e Arsimit të Lartë drejt 2030/Zona Evropiane e Arsimit të Lartë – Tirana 2024”.
Afati i dorëzimit të aplikimit është data 15 Shkurt 2024.
Në linkun e mëposhtëm gjendet njoftimi i MAS mbi këtë konkurs si dhe termat e referencës për realizimin e logos.