SPECIALIZIMET AFATGJATA NË KIRURGJI ORALE 2023-2024

FAKULTETI  I SHKENCAVE MJEKËSORE

Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Albanian University njofton të gjithë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për një program specializues afatgjatë në fushën e Kirurgjise Orale, në vitin akademik 2023-2024, se dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është si më poshtë:

•        Formular aplikimi plotësuar dhe firmosur nga kandidati.

•        Letër motivimi i/e aplikantit;

•        Fotokopje e dokumentit të identifikimit të vlefshëm, kartë identiteti ose pasaportë;

•        Kopje e njësuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë e diplomës universitare, të programit të studimit të ciklit të parë “Bachelor” si dhe të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, ose të programit të integruar të studimeve të ciklit të dytë, dhe listës/listave të notave. Për rastet e diplomave të huaja paraqitet kopje e njësuar me origlina1in e vërtetimit të njohjes në Republikën e Shqipërisë, e shoqëruar me diplomën /diplomat dhe listën / listat përkatëse të notave ose të një dokumenti tjetër të vlefshëm për regjistrimin në Universitet në vendin ku janë kryer studimet, të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë përkatës. Në rast se njohja e diplomës nuk ka përfunduar ende, kandidati paraqet vërtetim që ka dorëzuar dokumentacionin për njohje në MASR, dhe duhet të dorëzojë dokumentin e njohjes;

•        Kopje e njësuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë e dokumentit që vërteton njohjen e gjuhës së huaj, sipas përcaktimit në rregulloren përkatëse të specializimeve afatgjata në fushën e Kirurgjise Orale përkatësisht “Të zotërojë të paktën një nga gjuhët e huaja (anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht) në nivelin B2, si kriter minimal në programet e studimit të ciklit të tretë të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë, me kusht që afati i fundit për paraqitjen e shlyerjes së gjuhës së huaj në nivel C1, sipas akteve nënligjore në fuqi, për këtë kategori studentësh të jetë përpara përfundimit të vitit të parë akademik” të programit përkatës;

•        Fotokopje e noterizuar e licencës për ushtrimin e profesionit në Republikën e Shqipërisë dhe e dëshmisë së regjistrimit në Urdhrin profesional përkatës;

•        Dëshmi penaliteti e vlefshme;

•        Mandat pagesa për tarifën e konkurrimit prej 5,000 (pesëmijë) lekë;

•        Dy foto personale.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit në Fakultetin e Shkencave Mjekësore është deri më datë 06.02.2024.

Data e provimit të pranimit është data 07.02.2024 ora 10.00, salla 33 Godina Ish Gjykata rruga e Durrësit, Tranë.

Fitues shpallen kandidatët që kanë fituar numrin më të madh të pikëve në rend zbritës deri në plotësimin e kuotës së parashikuar të pranimit. Pikët totale janë 100 të cilat ndahen si më poshtë:

50 pikë testimi/intervista me gojë

30 pikë kurse kualifikimi në përputhje me specialitetin

20 pikë mesatarja e notave

 

PYETJET E PAKOMBINUARA TË PROVIMIT TË PRANIMIT SPA

“KIRURGJI ORALE”

 

  1. Etiopatogjeneza e traumave në regjionin OMF. traumat e indeve të buta dhe traumat e indeve të forta.
  2. Veçoritë e traumave në kohën e sotme përsa i përket faktorit etiologjik dhe traumat e tjera të trupit.
  3. Klinika e traumave të indeve të buta dhe të forta, diagnoza, diagnoza diferenciale.
  4. Traumat e dhëmbëve me interes kirurgjikal, faktorët e ndryshëm etiologjik përfshi dhe ato jatrogjen
  5. Frakturat e rrënjëve të dhëmbëve, etiologjia, klinika, llojet e frakturave, diagnoza, diagnoza diferenciale.
  6. Mjekimi i frakturave të rrënjëve të dhëmbëve sipas llojit të frakturës.
  7. Frakturat e rrënjëve të shoqëruara me frakturë të procesit alveolar, etiologjia, klinika, diagnoza, diagnoza diferenciale, mjekimi.
  8. Mjekimi kirurgjikal dhe terapeutik i frakturave të rrënjëve.
  9. Frakturat e nofullës së poshtme, etiologjia, diagnoza, diagnoza diferenciale, klinika.
  10. Frekuenca e frakturave në nofullën e poshtme, aresyet pse takohen më shpesh, cilat janë zonat më të predispozuara.
  11. Ku lokalizohen më shpesh frakturat e nofullës së poshtme arsyet dhe shpeshtësia sipas lokalizimit.
  12. Mjekimi provizor i frakturave të nofullës së poshtme, qëllimi i këtij mjekimi dhe si realizohet.
  13. Mjekimi ortopedik i frakturave të nofullës së poshtme si realizohet, indikacionet e këtij mjekimi.
  14. Mjekimi kirurgjikal i frakturave indikacionet dhe kunderindikacionet, si realizohet.
  15. Anët pozitive dhe negative të mjekimit ortopedik.
  16. Anët pozitive dhe negative të mjekimit kirurgjikal.
  17. Çfarë synojmë të arrijmë me mjekimin e frakturave?
  18. Frakturat e nofullës së sipërme etilogjia, veçoritë në raport me frakturat e nofullës së poshtme.
  19. Vija e frakturës në nofullën e sipërme dhe si dislokohen fragmentet.
  20. Faktorët nga varet dislokimi i fragmenteve me frakturat e nofullave dhe cili është faktori kryesor sipas nofullave.
  21. Mjekimi ortopedik i frakturave të nofullës së sipërme indikacionet, si realizohet.
  22. Mjekimi kirurgjikal i frakturave të nofullës së sipërme.
  23. Frakturat e kockës dhe harkut zigomatik, etiologjia, klinika, diagnoza.
  24. Mjekimi i frakturave të kockës dhe harkut zigomatik.
  25. Frakturat e kombinuara të nofullave etiologjia, klinika, diagnoza, ndërlikimet.
  26. Mjekimi i frakturave të kombinuara ortopedik dhe kirurgjikal.
  27. Frakturat e izoluara të nofullave, etiologjia, klinika, diagnoza, diagnoza diferenciale.
  28. Mjekimi i frakturave të izoluara.
  29. Ç’është fiksimi unimaksilar, si realizohet,indikacionet dhe anët pozitive e negative të tij.
  30. Frakturat me armë zjarri, veçoritë klinike dhe të mjekimit.
  31. Plagët nga armët e zjarrit, etiologjia, veçoritë e plagëve me armë zjarri (plumb, predha).
  32. Llojet e plagëve në regjionin maksilo-facial sipas agjentit shkaktar, si bëhet mjekimi.
  33. Plagët e fytyrës, veçoritë klinike dhe të mjekimit përsa i përket trajtimit kirurgjikal.
  34. Kushtet që duhen pasur parasysh për trajtimin ortopedik të frakturave.
  35. Kur përdoret traksioni elastic në mjekimin e frakturave?
  36. Çfarë kushtesh dhe mjetesh duhen për mjekimin kirurgjikal të frakturave?
  37. Sa kohë qendron fiksimi rigid i frakturave të nofullave dhe nga cilët faktorë varet kjo kohë?
  38. Llojet e shinave që përdoren për fiksimin bimaksilar?
  39. Veçoritë klinike dhe të mjekimit në frakturat e fëmijëve
  40. Ç’janë anomalitë e nofullave, nga se shkaktohen, patogjeneza e anomalive?
  41. Klinika e anomalive të nofullave, ankesat e të sëmurit, diagnoza, diagnoza diferenciale.
  42. Anomalitë e lindura të nofullës së poshtme, format klinike.
  43. Progenia, etiopatogjeneza, klinikat, ankesat e të sëmurit.
  44. Prognatia, etiopatogjenza, shenjat klinike intra dhe ekstra orale.
  45. Mikrogenia dhe mikrognatia si dallohen nga njëra-tjetra, etiopatogjeneza, klinikat, ankesat e të sëmurit.
  46. Mordeks apertus (open bite). Me çfarë anomalish të tjera mund të shoqërohet, etiopatogjeneza, klinika, diagnoza dhe diagnoza diferenciale?
  47. Hemihipertrofia dhe hemiatrofia e nofullave shkaqet klinike, diagnoza, diagnoza diferenciale, ankesat e të sëmurit.
  48. Hemihipertrofia dhe hemiatrofia e indeve të buta të fytyrës, etiopatogjeneza, klinika, ankesat e te semurit, diagnoza, diagnoza diferenciale.
  49. Çfarë materialesh përdoren për operacionet plastike të regjionit OMF dhe cilat parapëlqehen, aresyet?
  50. Ç’janë operacionet modelante të fytyrës dhe të nofullave dhe kur përdoren (indikacionet)?
  51. Ku konsiston përgatitja preoperatore në të sëmurët me anomali?
  52. Në progeni dhe mikrogeni në cilat zona të nofullës bëhet ndërhyrja dhe cilat zona parapëlqehen,arsyet?
  53. Ç’është osteotomia horizontale e nofullës, në cilat zona bëhet dhe çfarë anomalish korrigjon? Si bëhet fiksimi i fragmenteve të nofullës?
  54. Ç’është ostektomia në formë ”V” dhe “Y”, ku bëhet dhe çfarë anomalish korrigjon, si bëhet fiksimi i fragmenteve të nofullës?
  55. Pas osteotomisë ose ostektomisë në çmënyrë bëhet imobilizimi i fragmenteve, materialet që përdoren, kur bëhet fiksimi i kombinuar?
  56. Në ç’moshë bëhen ndërhyrjet kirurgjikale në anomalitë e lindura dhe cilat janë arsyet? Pasojat që mund të ketë i sëmuri nga mos përcaktimi i saktë|?
  57. Osteotomia sagitale e nofullës ku bëëhet, çfarë anomalish korrigjon dhe cila janë anët pozitive?
  58. Si mjekohet progenia (protruzioni) maksilar me prishje të okluzionit vetëm në pjesën anterior të dhëmbëve, si bëhet fiksimi i fragmenteve?
  59. Progenia totale e nofullës, si trajtohet në fazat fillestare, kur indikohet ndërhyrja dhe ku bëhet prerja e nofullës? Fiksimi i fragmentit të prerë, si bëhet?
  60. Çfarë qëllimesh ka operacioni estetik facial? Fol për labium dupleks, etiologjia, klinika, mjekimi.
  61. Ç’është mikrostomia dhe makrostomia, etiologjia, klinika, ankesat e të sëmurit dhe mjekimi?
  62. Çfarë operacione estetike bëhen në regjionin OMF? Numero disa prej tyre dhe çfarë përfaqësojnë.
  63. Nga se shkaktohen defektet e fituara të fytyrës dhe buzëve, ankesat e të sëmurit dhe si mënjanohen?