Në kuadër të pjesemarrjes së “Albanian University” në rrjetin Ceepus Colloids and Nanomaterials in Education and Research, Prof. Davor Kovačević nga Fakulteti i Shkencave, Universiteti i Zagrebit, mbajti një leksion të hapur pranë Departamentit te Farmacisë me tematikën ‘Nanofilma me disa shtresa polielektrolite si veshje antibakteriale’. Përgjatë vizitës së tij pranë ambjenteve të “Albanian University”, Prof. Davor Kovačević vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm deri tani dhe theksoi disa perspektiva të reja për të ardhmen në lidhje me shfrytëzimin e mundësive të reja në rrjetin Ceepus.
#AlbanianUniversity
#Ceepusnetwork
#UniversityofZagreb