U zhvillua sot online leksioni i hapur me të ftuar Prof. Dr. Arbnor Pajaziti nga Departamenti i Mekatronikës të Universitetit të Prishtinës, për një prezantim të ecurisë së projektit të përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës “Disenjimi dhe konstruktimi i dorës robotike të komanduar për lëvizje të ndryshme”. Grupet kërkimore të dy Universiteteve kanë avancuar në realizimin dhe përmirësimin e karakteristikave të dorës robotike sa më pranë dorës reale, duke sjellë rezultate të prezantuara në konferenca të ndryshme ndërkombëtare dhe të publikuara në Scopus. Përfaqësuesit e grupeve kërkimore nga Shqipëria dhe Kosova shprehën dëshirën dhe angazhimin për të bashkëpunuar në vazhdim në të ardhmen në projekte të përbashkëta. Ky projekt u mundësua falë financimit të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor e Inovacionit – AKKSHI.