Albanian University nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi institucionale me Kutahya Dumlupınar University, Turqi

Rektori i Albanian University, Prof. Dr. Pavllo Kongo nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kutahya Dumlupınar University, një nga universitetet më të rëndësishme në Turqi. Ky bashkëpunim ka qëllim promovimin e punëve të përbashkëta kërkimore, zhvillimin e programeve të shkëmbimit të studentëve e stafit, zbatimin e programeve të diplomave të dyfishta si dhe mundësimin e përdorimit të qendrave kërkimore dhe laboratorët e universiteteve për aktivitete kërkimore të përbashkëta dhe projekte ndërkombëtare.

Zv.Rektori i Kutahya Dumlupınar University, Prof.Dr. Hasan GÖÇMEZ dhuroi stemën në qeramikë të universitetit të tij në shenjë mirënjohjeje dhe dëshirës së një bashkëpunimi të frytshëm në të ardhmen.

#AlbanianUniversity

#KutahyaDumlupınarUniversity

#MarrëveshjeBashkëpunimi

#KërkimShkencor