Aplikimet e mobilitetit në rrjetin Ceepus.

Aplikimet e mobilitetit në rrjetin Ceepus

Thirrja për aplikimet e mobilitetit në rrjet Ceepus për vitin akademik 2022/23 është e hapur deri në 31 Tetor 2022 për semestrin e dytë (summer semester).

Përmes programit Europian Ceepus, “Albanian University” u ofron studentëve dhe stafit akademik nga universitetet dhe kolegjet e kualifikuara mundësinë për të aplikuar për shkëmbim akademik në kuadër të programit CEEPUS. Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen online, nëpërmjet platformës MY CEEPUS.

Për më shumë informacion në lidhje me programin CEEPUS, procesin e aplikimit, mundësitë dhe kërkesat, kandidatët e interesuar mund të kontrollojnë platformën qendrore CEEPUS https://www.ceepus.info/ si dhe mund të drejtohen pranë Zyrës së Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Botimeve Akademike d.xhafaj@albanianuniversity.edu.al, genta.rexha@albanianuniversity.edu.al.