Thirrje mobilitete UNISA – 2022

Hapet thirrja për aplikim për shkëmbim studentësh në kuadër të programit Erasmus+ me Universitetin e Salernos, Itali

Në kuadër të programit Erasmus+ me Universitetin e Salernos, Itali (unisa.it), hapet thirrja për aplikim për shkëmbim studentësh, për vitin akademik 2022 – 2023.

Fushat në të cilat mundësohet shkëmbimi janë:

· Shkenca juridike – 1 shkëmbim për studim,

· Inxhinieri Elektronike/Inxhinieri Kompjuterike/Teknologji Informacioni – 1 shkëmbim për studim.

Studentët e interesuar, me mesatare mbi 7.0, mund të aplikojnë duke dërguar dokumentat e nevojshme për aplikim:

1. CV,

2. Letër motivimi,

3. Listë notash,

4. Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (të paktën niveli B1). Nëse studenti nuk e ka të mbrojtur anglishten do të mundësohet një test nga Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes pranë “Albanian University” për përcaktimin e nivelit të njohjes së gjuhës angleze,

5. Certifikatë e njohjes së gjuhës italiane (nëse ka),

6. Certifikime të tjera,

7. Kopje e një dokumenti identiteti (kartë identiteti ose pasaportë).

Dokumentat duhet të dërgohen të skanuara brenda datës 31.10.2022 në e-mailin: genta.rexha@albanianuniversity.edu.al.