Zhvillohet konferenca e tretë studentore në shkenca ekonomike me temë “Implikimet menaxheriale në Modelet e reja të të bërit Biznes”

Për të tretin vit rradhazi, “Albanian University” në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë, organizoi më 31 Mars 2023 konferencën e tretë studentore në lëmin e shkencave ekonomike me temë “Implikimet menaxheriale në Modelet e reja të të bërit Biznes”.
 
Kjo konferencë shërbeu si mundësi e mirë për të gjithë studentët që duan të hedhin hapat e parë në lëmin e kërkimit shkencor dhe u ekspozuan ndaj mendimit të bashkëmoshatarëve që studiojnë në një mjedis biznesi të ndryshem nga kryeqyteti.