Dita Informuese Projekte të Teknologjisë dhe Inovacionit për Vitin 2023-2024 – Propozime të Universitetit me Biznesin

Në vijim të hapjes së thirrjes së AKKSHI mbi projektet e Teknologjisë dhe Inovacionit për Vitin 2023-2024 – Propozime të Universitetit me Biznesin, u zhvillua sot në ambjentet e “Albanian University”, nën kujdesin e Zyrës së Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Botimeve Akademike, Dita informuese mbi këtë thirrje. 

Kërkuesit shkencorë u njohën mbi mundësitë që ofron kjo thirrje, si dhe rëndësinë si një hap i parë drejt aplikimit në programin europian Eureka.