THIRRJE PER STUDENTET PROGRAMI ERASMUS PLUS

Në kuadër të programit Erasmus+ me Universitetin Alma Mater Europaea – European Centre, Maribor, Slovenia, (https://en.almamater.si/courses-in-english) hapet thirrja për aplikim për shkëmbim studentësh, për vitin akademik 2023 – 2024.

Shkëmbimi mundësohet për studentët e programit të studimit

· Bachelor Fizioterapi,

· Master Profesional në “Terapi Manuale”

· Bachelor “Menaxhim Biznesi”

Studentët e interesuar, me mesatare mbi 7.0, mund të aplikojnë duke dërguar dokumentat e nevojshme për aplikim:

1. CV,

2. Letër motivimi,

3. Listë notash të programit,

4. Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (të paktën niveli B1). Nëse studenti nuk e ka të mbrojtur anglishten do të mundësohet një test nga Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes pranë “Albanian University” për përcaktimin e nivelit të njohjes së gjuhës angleze,

5. Certifikime të tjera,

6. Kopje e një dokumenti identiteti (kartë identiteti ose pasaportë).

Dokumentat duhet të dërgohen të skanuara në periudhën 26.05 – 31.05.2023 në e-mailin: s.murataj@albanianuniversity.edu.al.