ALBANIAN UNIVERSITY si palë partnere e konsorciumit të përbërë nga nëntë partnerë të shteteve anëtare Portugali, Greqi, Kosovë, Mal i Zi, organizoi më datë 19 Nëntor, leksionin hibrid për Kursin 10, me temë: “Si shkenca mundet të luftojë lajmet e rreme/ Shkenca dhe keqinformimi” “How science can fight fake news / science and disinformation”, drejtuar nga Dr.Orinda Malltezi, lektore në Fakultetin e Shkencave Shoqërore.
Leksioni në auditor u ndoq nga studentët e Albanian University të regjistruar në Projektin Virtual Exchanges for Active Young Citizens dhe në formë virtuale nga studentët universiteteve ndërkombëtare, pjesë e këtij projekti.