Workshop “EU-Western Balkans Cooperation: Thinking of New Possibilities for Development”

Ditën e martë, datë 14.06.2022, ora 17:00, në Sallën e Konferencave do të organizohet workshop-i me temë “EU-Western Balkans Cooperation: Thinking of New Possibilities for Development”. Ky workshop organizohet në kuadër të modulit Jean Monnet, EUWEB (EU-Western Balkans Cooperation on Justice and Home Affairs), në të cilën “Albanian University” është partner. Gjatë workshop-it do të diskutohen rezultatet e modulit EUWEB, materialet e publikuara, mobilitetet Erasmus të zhvilluara deri më tani në kuadër të tij, si dhe mundësitë e ardhshme të forcimit dhe zgjerimit të bashkëpunimeve. 

Në workshop do të jenë të pranishëm përfaqësuesit e Universiteteve partnere të angazhuara në modulin EUWEB.