Fakulteti i Shkencave Shoqerore organizon: Konferencë shkencore studentore me temë: “Varësia: identifikimi, trajtimi dhe parandalimi”

Fakulteti i Shkencave Shoqërore, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, organizoi një konferencë shkencore studentore me temë “Varësia: identifikimi, trajtimi dhe parandalimi”, me pjesëmarrje të studentëve të Fakultetit të Shkencave Shoqërore, të niveleve të ndryshme të studimit.Problemet e varësisë dhe abuzimit me substanca përbëjnë sot një sfidë për shëndetin publik por edhe për psikologët apo specialistët e angazhuar në çështje të ndryshme të shëndetit mendor. Statistikat dëshmojnë për një rritje të numrit të përdoruesve problematikë të substancave në të gjithë botën, si edhe për një ulje të moshës së eksperimentimit me substancat.Konferenca u organizua nën kujdesin e Departamentit të Psikologjisë së Përgjithshme dhe pedagoges Dr. Jonida Haxhiu.