Vënde Vakante tek Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

Albanian University

NUIS J82025002B

Tiranë, më 13/01/2026

Vende Vakante

Viti akademik 2025-2026, semestri i dytë

Albanian University për vitin akademik 2025-2026, semestri i dytë, paraqet si më poshtë vendet vakante për plotësim të personelit akademik dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

8 vende vakante

Kriteret e përgjithëshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin dhe Rregulloren e Institucionit si dhe në “Ligjin për Arsimin e Lartë”, 80/2015 dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:

· Të ketë eksperiencë në mësimdhënie dhe eksperiencë profesionale, e lidhur me lëndën që do të mbulojnë;

· Preferohet që aplikantët të kenë gradën shkencore “Doktor”, “Prof. Asoc” “Prof. Dr.”.

· Të zotërojnë aftësitë e nevojshme personale për vendin e punës, si aftësi komunikimi.

A. Departamenti i Inxhinierive: 5 vende vakante

I. 2 vende pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike, Teknologjisë së Informacionit, Informatikës ose ekuivalente.

Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

1. Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike, Teknologjisë së Informacionit, Informatikës ose ekuivalente.

2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).

3. Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.

4. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.

5. Të kenë njohuri të mira në lëndët:

– Algoritëm dhe programim i avancuar

– Programim në ambjente paralel / të shpërndarë,

– Interneti, Arkitekturë dhe Protokollet,

– Bazat e inteligjencës artificiale,

– Programim Java / C++,

– Përpunim imazhi,

– Teknologjia Cloud,

– Rrjeta telematike.

II. 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Elektrike ose ekuivalente.

Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

1. Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Elektrike ose ekuivalente.

2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).

3. Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.

4. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.

5. Të kenë njohuri të mira në lëndët:

– Cilësia, normativa dhe legjislacioni teknik,

– Projektimi dhe funksionimi i sistemeve të energjisë,

– Eficienca e energjisë në ndërtesa,

– Optimizimi i sistemeve të energjisë dhe proceseve.

III. 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.

Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

1. Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.

2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).

3. Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.

4. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.

5. Të kenë njohuri të mira në lëndët:

– Matje elektrike dhe elektronike,

– Elektronika e aplikuar në mekatronikë,

– Projektim sistemesh elektronike,

– Akustika e aplikuar dhe teknika e ndriçimit,

– Sisteme elektronike.

IV. 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Mekanike ose ekuivalente.

Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

1. Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Mekanike ose ekuivalente.

2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).

3. Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.

4. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.

5. Të kenë njohuri të mira në lëndët:

– Transmisione hidropneumatike,

– Vizatimi teknik industrial dhe AutoCad.

B. Departamenti i Shkencave Ekonomike: 2 vende vakante

I. 1 (një) personel akademik me kohë të plotë (Profesorë/Lektorë) për grupin mësimor të “Manaxhimit”.

Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

1. Të kenë mbrojtur Doktoratën në fushën e Manaxhimit dhe ekspertizë të spikatur në fushat përkatëse;

2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë) të studimeve Master, nëse nuk ka Doktoraturë;

3. Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune dhe eksperiencë në mësimdhënie;

4. Të kenë njohuri të mira profesionale të gjuhës angleze.

5. Të kenë njohuri të mira në lëndët që duan të angazhohen.

II. 1 (një) personel akademik me kohë të plotë (Profesorë/Lektorë) për grupin mësimor të “Financë Kontabilitet”.

Kandidatët për këto vende pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

A. Të kenë mbrojtur Doktoratën në fushën e Financë Kontabilitet dhe ekspertizë të spikatur në fushat përkatëse;

B. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë) të studimeve Master, nëse nuk ka Doktoraturë;

C. Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë pune dhe eksperiencë në mësimdhënie;

D. Të kenë njohuri të mira profesionale të gjuhës angleze.

E. Të kenë njohuri të mira në lëndët që duan të angazhohen.

C. Departamenti i Art Dizajn: 1 vend vakant

I. 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Dizajnit ose ekuivalente me diplomë në arkitekturë.

Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

1. Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat: Dizajn/ Arte/ose ekuivalente;

2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë);

3. Të kenë minimumi 3 vjet eksperiencë në mësimdhënie;

4. Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.

5. Të kenë njohuri të mira në lëndët për të cilat aplikon:

– Interier Dizajn 2,

– Praktikë Profesionale

· Të interesuarit mund të aplikojnë me një CV dhe letër interesi në adresën elektonike e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al.

· Aplikimet janë të hapura deri më 05 Shkurt 2026