
Viti akademik 2024-2025, semestri dytë
Albanian University
NUIS J82025002B
Tiranë, më 26 Shkurt 2025
Vende Vakante
Viti akademik 2024-2025, semestri dytë
Albanian Universitypër vitin akademik 2024 – 2025, semestri i dytë shpall si më poshtë vendet vakante për plotësim të personelit akademik dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.
Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike
3 vende vakante
Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët, bazuar në përcaktimet e bëra në Statutin dhe Rregulloren e Institucionit, “Ligjin për Arsimin e Lartë 80/2015” dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, janë si më poshtë:
- Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve në profilin përkatës, sipas lëndës që do të mbulojnë me mesatare mbi 8 (tetë);
- Preferohet eksperiencë në mësimdhënie dhe eksperiencë profesionale, e lidhur me lëndën që do të mbulojnë;
- Preferohet që aplikantët të kenë gradën shkencore “Doktor”;
- Të zotërojnë aftësitë e nevojshme personale për vendin e punës, si aftësi komunikimi
- Departamenti i Inxhinierive: 3 vende vakante
- 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike, Teknologjisë së Informacionit, Informatikës ose ekuivalente.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Kompjuterike/Informatike, Teknologjisë së Informacionit, Informatikës ose ekuivalente.
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
- Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.
- Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët:
- Programim në ambjente të shpërndarë,
- Sisteme operative në kohë reale,
- Bazat e inteligjencës artificiale,
- Përpunim imazhi,
- Programim paralel,
- Proçeset stokastike.
- 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Elektrike ose ekuivalente.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Elektrike ose ekuivalente.
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
- Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.
- Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët:
- Cilësia, normativa dhe legjislacioni teknik,
- Projektimi dhe funksionimi i sistemeve të energjisë,
- Eficienca e energjisë në ndërtesa.
- 1 vend pune për personel akademik me kohë të plotë (profesor/lektor) në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.
Kandidatët për këtë vend pune duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushat e Inxhinierisë Elektronike ose ekuivalente.
- Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).
- Të kenë minimumi 3 vite eksperiencë pune.
- Të kenë njohuri të mira në një gjuhë të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh.
- Të kenë njohuri të mira në lëndët:
- Elektronika për telekomunikacion,
- Projektimi i sistemeve elektronike,
- Rrjeta telematike,
- Sisteme elektronike,
- Elektronika e aplikuar në mekatronikë,
- Matje elektrike dhe elektronike.
- Të interesuarit mund të aplikojnë me një CV dhe letër interesi në adresën elektonike e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al.
- Aplikimet janë të hapura deri më 7 Mars 2025.