Albanian Universityshpall vend vakant për:
- Drejtues Departamenti të Infermierisë dhe Fizioterapisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore
Kandidati duhet të përmbushë kriteret bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
- të zotërojë gradën shkencore “Doktor” ose titullin akademik “Profesor I Asociuar”.
- të ketë përvojë akademike.
- të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron
- të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët
Detyrat kryesore:
- Organizon dhe drejton punën për hartimin e planeve dhe programeve mësimore për lëndët që mbulon departamenti dhe ndjek zbatimin e tyre;
- I paraqet Dekanit kandidatët për personel akademik dhe personel akademik të ftuar;
- I propozon Dekanit masa për shkelje të disiplinës në punë nga personeli akademik i departamentit;
- Harton në mënyrë periodike analizën e punës mësimore dhe kërkimore të departamentit dhe propozon e merr masa për përmirësimin e mëtejshëm të saj;
- përfaqëson departamentin dhe vepron në emër të tij në marrëdhënie me Dekanin, Senatin, Rektorin dhe Bordin;
- në emër të departamentit bën përpjekje të vazhdueshme për krijimin e lidhjeve me institucione homologe dhe promovimin e departamentit;
- organizon veprimtari të cilat promovojnë arritjet e departamentit nëpërmjet nxitjes së botimeve didaktike-shkencore, përfshirjes ose bashkëpunimit në projekte dhe përditësimit të rubrikave në faqen web të AU-së;
- ndjek dhe përgjigjet për veprimtarinë mësimore dhe kërkimore të departamentit;
- organizon dhe drejton punën për hartimin e teksteve mësimore për lëndët që mbulon departamenti;
- kryen shpërndarjen e ngarkesës mësimore dhe asaj kërkimore të departamentit;
- bashkëpunon me sekretarinë mësimore në trajtimin e problemeve lidhur me cilësinë e mësimdhënies dhe frekuentimin e përvetësimin e dijeve nga studentët;
- miraton komisionet e provimeve;
- propozon përbërjen e komisioneve për provimet e formimit dhe mbrojtjen e temave të diplomave.
Kandidatët duhet të sjellin CV dhe letër interesi brenda datës 27/09/2024, në këtë adresë e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al