Ne kuader te infrastruktures se kerkimit shkencor RESILIENCE, “Albanian University” në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave organizoi një webinar të hapur për të gjithë studiuesit, akademikët dhe gazetarët me qëllim për të ofruar jo vetëm historikun e shkurtër të ndërtimit të arkivave shqiptare, por edhe koleksionin e dokumentave fetare që disponon në fondin e tij. Sokol Çunga dhe Rezart Mezani ofruan gjatë prezantimit të tyre detaje nga shkrime të shenjta të traditës myslimane dhe të krishterë që datonin nga shekulli VI deri në shek. XX.
E impresionuar nga ky koleksion i rrallë, përfaqësuesja e RESILIENCE, Alexandra Nusser shprehu dëshirën për të vizituar nga afër koleksionet e pasura dokumentare të arkivave shqiptare. Në përfundim të këtij webinari, Dr.Genta Rexha, drejtuese e Departamentit të Inxhinierive, në cilësinë e koordinatores së RESILIENCE për “Albanian University” vlerësoi bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe shpresoi se RESILIENCE të shërbejë si një urë e mirë njohëse mes kulturave të vendeve të ndryshme europiane.
@RESILIENCE @Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave #ESFRI #research #collaboration


2 thoughts on ““ The Central State Archive of Albania. A short history and it’s collection of religious documents””
Comments are closed.