Vizitë e studentëve dhe kërkuesve shkencorë të Fakultetit të Shkencave Shoqërore dhe Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike të “Albanian University” në Seksionin e Dorëshkrimeve të Rralla të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave

   

 

Ditën e mërkurë, datë 11.05.2022, u zhvillua një vizitë e studentëve dhe kërkuesve shkencorë të Fakultetit të Shkencave Shoqërore dhe Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike të “Albanian University” në Seksionin e Dorëshkrimeve të Rralla të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Specialistët e këtij seksioni Sokol Çunga dhe Rezart Mezani njohën studentët me dorëshkrime të rralla të traditave fetare në Shqipëri, si janë ruajtur deri në ditët tona, vlerat historike dhe shkencore, materialet e përdorura, teknikat e shkrimit, restaurimit dhe ruajtjes së veçantë në seksionin e dorëshkrimeve të rralla në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

Vizita ishte vazhdim i webinarit të mëparshëm të organizuar në bashkëpunim në 17.02.2022 (https://albanianuniversity.edu.al/sq/the-central-state-archivr-of-albania-a-short-history-and-its-collection-of-religious-documents/) dhe konkretizoi për pjesëmarrësit informacionet e marra paraprakisht përmes tij.

Dorëshkrimet ngjallën interes të veçantë për studentët, të cilët shprehën interesin për t’u rikthyer në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, për t’u njohur me tej me teknikat e restaurimit të dorëshkrimeve dhe njohjen më të thelluar me këto dorëshkrime nga pikëpamja shkencore dhe historike.