Panairi Javës së Europës në Tiranë

“Albanian University” e pranishme në Panairin e Javës së Europës në Tiranë. Ky aktivitet mundësoi promovimin e projekteve Erasmus+, në të cilat “Albanian University” është i përfshirë. Një vend të veçantë zë programi i mobilitetit dhe shkëmbimit Erasmus+ përmes të cilit mbi 40 studentë kanë zhvilluar një semestër studime ose trajnim në 7 Institucione të Arsimit të Lartë në Europë. Lista e Institucioneve partnere gjithmonë në rritje dhe konsolidimi i mëtejshëm i marrëdhënieve me partnerët aktualë, do të mundësojë zhvillimin e studimeve dhe praktikave në kuadër të programit Erasmus+ për studentët dhe stafin e “Albanian University” në vazhdimësi.

Në këtë panair, të interesuarit u njohën edhe me arritjet në projektet Erasmus+, në të cilat “Albanian University” është pjesë, STITCH, projekt i cili synon ruajtjen dhe mësimdhënien e trashëgimisë kulturore tekstile të paprekshme, si dhe projekti GRADUA, i cili synon të krijojë në Shqipëri një platformë inovative të bazuar në IT për ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin në mbështetje të hartimit të politikave dhe reformës së arsimit të lartë.

#zgjedhjajoteAU #EUFair2022 #Erasmus+ #nderkombetarizim #kerkimshkencor #shkembim #mobilitet