Profesoreshë Ngjela e lidhi prezantimin e saj me rolin e pazëvendësueshëm të infermierit në kontekstin e pandemisë që po vijojmë të përjetojmë si edhe ngriti në nivelin teorik kornizën e detyrave dhe përgjegjësive që personeli infermieror duhet të përmbushë në ushtrimin e profesionit dhe domosdoshmërine e përditësimit me të rejat shkencore, pjesëmarrjen në aktivitete kualifikuese dhe respektimin e ligjeve shtetërore.
Pedagogia njohu studentët me Kodin Etik Deontologjik të Infermierit si karta bazë ku përmblidhen rregullat dhe parimet e vlerave etike të profesionit siç janë altruizmi, dinjiteti, barazia.