Shoqata Kulturore « Konica » bën të njohur kulturën dhe diasporën shqiptare në Belgjikë

Shoqata Kulturore « Konica »  festoi më datë 25 shkurt 2023, 15 vjetorin e themelimit të saj përpara komunitetit shqiptar të Brukselit. Ajo  bën të njohur kulturën dhe diasporën shqiptare në Belgjikë, me seli në Saint Gilles të Brukselit,  duke  përciellë  vlerat e një shoqërie shumë kulturore. Në ceremoni morrën  pjesë diplomatë, personalitete të komunës, të ftuar nga fushat  akademike, kulturore, sociale dhe nga dispora shqiptare.  Kryetari i  Shoqatës Genti  Metaj  në fjalën përshëndetëse analizoi aktivitetin e kryer në këto 15 vjet,  duke vlerësuar aktivitetet e saj në   kohëzimin social me projektet  kulturore, duke  promovuar   një qytetari aktive. Shoqata mbështet shprehjet kulturore, sociale dhe artistike që bëjnë diversitetin në Bruksel, duke nxjerr në dukje kulturën shqiptare si përbërëse  të trashëgimisë evropiane. Me anë të aktiviteteve të saj ajo ndërton ura ndërmjet popujve të ndryshëm, që përbëjnë Brukselin në mënyrë që të jetojnë  mirë së bashku. Fusha tjetër e veprimtarisë së saj është në atë të aktiviteteve sociale dhe juridike dhe  qytetari.  Në këtë ceremoni përshëndetën nga Komuna e Saint Gilles,  dhe Prof. Dr. Kaliopi Naska nga Albanian University, e ftuar në këtë ceremoni. Në emër të universitetit ajo i dhuroi Shoqatës Kulturore dhe një botim të AU-së mbi « Rregulloret e Parlamentit Shqiptar të miratuara në 100 vjet ».