“Albanian University” nën kujdesin e Prof. Dr. Kaliopi Naska dhe drejtorit të përgjithshëm të arkivave Prof. As. Dr. Ardit Bido, organizon ceremoninë e hapjes së fazës së tretë të zbatimit të: Projektit të digjitalizimit të inventarëve të fondeve të arkivave vendore të viteve 1975-2008 të ish-komiteteve ekzekutive dhe njësive të pushtetit vendor etj.

Në këtë ceremoni do të bëhet dhe një demostrim i hedhjes digjitale të inventarëve të fondeve të arkivave vendore nga Drejtoria e Përgjithshme e arkivave, ndërsa realizimi i regjistrit digjital të fondeve do të kryhet nga studentët e “Albanian University” për vitin akademik 2022-2023. Në këtë projekt marrin pjesë specialistë të DPA-së dhe AU-së, pedagogë dhe studentë. Aktiviteti do të mbahet më 15 mars 2023, ora 12.00-13.30 Salla 101, në ambjentet e “Albanian University” Godina e Rr. së Kavajës