Punësimi i të diplomuarve në “Albanian University” është krahas mësimdhënies së cilësishme me metodat bashkëkohore një nder prirotetet e stafit drejtues të universitetit

Me këtë synim “Albanian University”, Fakulteti I Shkencave Mjekësore ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Cooperativa Sociale COOSS-MARCHE në Ancona, Itali , marreveshje kjo e fokusuar në rekrutimin e drejtëpërdrejtë e të vazhdueshëm të të diplomuarve në “Albanian University” në degët e infermierisë.

Gjithashtu kjo marrëveshje shtrihet edhe në fushat e shkëmbimit të kualifikimeve shkencore dhe ato e-learning si edhe nw organizme të përbashkëta trajnimesh, seminaresh e  e tryezash të përbashkëta.