Albanian University nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Rrjetin Akademik Shqiptar “ RASH-INCO”- Tiranë

RASH-INCO është një organizatë jofitimprurëse e krijuar nga Rrjeti Akademik Shqiptar që ka si objekt kryesor zhvillimin dhe promovimin e projekteve të kërkim-zhvillimit dhe inovacionit në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit per arsimin dhe shkencën, krijimin e infrastrukturës TIK, koordinimin dhe pjesëmarrjen në projektin evropian të kërkimit GÈANT dhe projekte të tjera në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) si dhe zhvillimin e programeve software dhe ofrimin e shërbimeve përkatëse.