Provimet e vjeshtes së vitit akademik 2019-2020

Të dashur studentë,

Në mbështetje të kalendarit të vitit akademik 2019-2020 sesioni i provimeve të vjeshtës do të realizohet si më poshtë:

  1. Procesi i provimeve për vitet e ndërmjetme do të zhvillohet online, në platformat e përzgjedhura.
  2. Procesi i diplomimit do të zhvillohet në platformë për studentët të cilët do të testohen me provim formimi. Për diplomantët që do të mbrojnë temë diplome, prezantimi do të bëhet me prezencë fizike. Në pamundësi të saj, do të krijohet mundësia e mbrojtjes së temës në platformat online.
  3. Bashkëngjitur gjeni datat e provimeve të sesionit të vjeshtës për çdo program studimi.

Shpresojmë që secili nga ju të jetë mirë dhe të keni kaluar pushime të qeta!

Shkarkoni Datat – Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

Shkarkoni Datat – Fakulteti i Shkencave Shoqërore