Programi Kombëtar i Praktikave të Punës;

  • Programi është një mundësi për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç,  nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale, akademike, personale dhe njohja me administratën publike.
  • Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë megjithatë periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike.
  • Pasi të informoheni gjerësisht rreth programit dhe pas konsultimit të profileve të kërkuara, mund të vijoni me plotësimin e formës së aplikimit. Një nga dokumentet kryesorë që duhet të plotësoni është letra e motivimit

Për më shumë informacion klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://praktika.sociale.gov.al