Në kuadër të dhënies së titullit të nderit “Nderi i Qarkut Vlorë”, Kryegjyshit Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, nisur nga eksperienca e saj e gjatë shkencore në fushën e historisë, si dhe një nga kontribueset kryesore për “Albanian University” në kuadër të infrastrukturës kërkimore shkencore RESILIENCE, Prof. Dr. Kaliopi Naska, ishte e ftuar për të vlerësuar veprimtarinë dhe kontributet e dhëna nga Haxhi Dede Edmond Brahimaj për mbështetjen sociale dhe fetare të popullsisë, në rritjen e ndjeshmërisë paqësore, në vlerësim të kontributit të gjithanshëm në ruajtjen dhe promovimin e frymës së harmonisë, mirëkuptimit e bashkëjetesës midis feve në Shqipëri, për mesazhet e qarta drejtuar besimtarëve e politikës shqiptare që të synojnë paqen, bashkimin, përparimin e orientimin drejt vlerave atdhetare për një jetë të përbashkët e optimiste; si dhe për rolin e rëndësishëm në lartësimin e modelit shqiptar të dialogut ndërfetar në arenën ndërkombëtare.
Prof. Dr. Kaliopi Naska e ftuar në aktivitetin për dhënien e titullit “Nderi i Qarkut Vlorë”, Kryegjyshit Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj
#bashkepunime #resilience_ri #kerkimshkencor