Politikat e Privatësisë në Albanian University

I nderuar vizitor,

Ju bëjmë me dije se, me qëllimin për t’ju ofruar një shërbim sa më të mirë, të shpejtë dhe sipas kërkesave tuaja, “Albanian University” ofron mundësinë e adresimit të problematikave tuaja pranë adresave të e-mailit të personave të kontaktit.

Të dhënat tuaja personale do të grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga serverët e “Albanian University” në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të të drejtës së ruajtjes së jetës private.

“Albanian University” ju informon se dorëzimi i të dhënave tuaja personale nuk është e detyrueshme dhe mbetet në dëshirën e çdo subjekti për ta dorëzuar  vullnetarisht informacionin e kërkuar dhe për të vijuar më tej me korrespondencën elektronike. Në këtë kuadër, ju bëjmë me dije se pasi informacioni ka mbërritur në Web serverin e “Albanian University”, ne zbatojmë një sistem sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen, shfrytëzimin dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Ne përdorim masat e duhura të sigurisë për të mbrojtur të dhënat nën kontrollin tonë kundër manipulimit, humbjes, shkatërrimit, aksesit të personave të paautorizuar dhe zbulimit të paautorizuar. Proçedurat tona të sigurisë përmirësohen vazhdimisht duke vënë në funksionim teknologji të reja.

Dëshirojmë të qartësojmë të gjithë subjektet e të dhënave, se informacioni i dhënë prej jush do të përpunohet nga ana jonë sipas qëllimit të përcaktuar, apo pëlqimit të personave që përdorin korrespondencën elektronike për të përfituar shërbime nga “Albanian University”. Këto të dhëna nuk i transmetohen palëve të treta të paautorizuara pa pëlqimin e përdoruesit, në përputhje me legjislacionin shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në çdo moment, pasi përdoruesi të ketë dhënë vullnetarisht informacionin personal, ka të drejtë të aksesojë këto të dhëna si dhe të kërkojë korrigjimin apo fshirjen e tyre.

Ju falenderojmë për besimin tuaj !

ALBANIAN UNIVERSITY