Open Days në Albanian University

Albanian University organizon “Open Day” në datat 31 maj dhe 1 qershor, ku në qendër të vëmendjes do të jenë maturantët dhe studentët!

Të gjithë maturantët dhe studentët janë të ftuar te njihen me programet e studimit që ofron:

  • Fakulteti i Shkencave Mjekësore
  • Fakulteti i Shkencave Shoqërore
  • Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

Specialistet e Këshillimit të Karrierës, Stafi Akademik i angazhuar dhe Studentët e Albanian University do të jenë pranë tyre për ti dhënë informacionet e nevojshme jo vetëm për ofertën akademike por edhe për mundësitë e shumta që ofron tregu i punës sot dhe në të ardhmen.

Nxënësit dhe studentët do të njihen nga afër me auditorët, stafin akademik si dhe laboratorët mësimorë ku studentët praktikojnë dijet teorike.

Jeni të mirëpritur!