Njoftim – Viti i I

Përshëndetje studentë të vitit të parë të “Albanian University”, 

Në mbështejte të shkresës së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 5838/2, datë 30.10.2020 është vendosur që muaji i parë i procesit akademik të zhvillohet online. 

Pavarësisht përpjekjeve të kryera deri në këto momente dhe masave të ndërrmarra, për të zhvilluar procesin mësimor në kushte të distancimit fizik dhe masave anti covid 19, jemi të detyruar të respsektojmë vendimarrjet që vijnë nga Ministritë përkatëse të arsimit dhe shëndetësisë.   

Për këtë arsye, do të konkaktojmë së bashku nëpërmjet platformës Microsoft TEAMS, deri në një njoftim të dytë, 

Secili prej Jush është pajisur një adresë zyrtare të universitetit “Albanian University”. Për t’u loguar ndiqni linkun për manualin e adresave të studentëve: 

https://albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2020/03/Manual-i-Adresave-per-Studente.pdf

Do ju luteshim që logimi juaj të bëhet gjatë ditës së shtunë dhe të dielë, për të  bërë të mundur realizimin e të gjitha aktiviteteve orientuese gjatë javës së parë. 

Nëse do të keni probleme teknike të logimit tuaj, mund të kontaktoni në adresën e emailit: 

 it-support@albanianuniversity.edu.al 

Ju urojmë suksese, duke kërkuar mirëkuptimin tuaj dhe shpresuar që rikthimi në auditore të bëhet sa më parë të jetë e mundur!