Njoftim – vite të ndërmjetme

Përshëndetje studentë të “Albanian University”, 

Në mbështejte të shkresës së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nr. 5838/2, datë 30.10.2020 është vendosur që muaji i parë i procesit akademik të zhvillohet online.  

Pavarësisht përpjekjeve të kryera deri në këto momente dhe masave të ndërrmarra, për të zhvilluar procesin mësimor në kushte të distancimit fizik dhe masave anti covid 19, jemi të detyruar të respsektojmë vendimarrjet që vijnë nga Ministritë përkatëse të arsimit dhe shëndetësisë.   

Për këtë arsye, do të konkaktojmë së bashku nëpërmjet platformës Microsoft TEAMS, deri në një njoftim të dytë. 

Java e parë, është planifikuar të jetë javë orientuese, për studentët e vitit të parë. Studentët e viteve të ndërmjetme do të kenë mundësinë e vijimit të procesit akademik, duke filluar nga dita e hënë, datë 09.11.2020. 

Secili prej Jush nga viti i kaluar është pajisur një adresë zyrtare  të universitetit “Albanian University”.  

Gjatë kësaj periudhe Ju kërkojmë të logoheni në këto adresa. Nëse do të keni probleme teknike të logimit tuaj, mund të kontaktoni në adresën e e-mailit it-support@albanianuniversity.edu.al 

Ju urojmë suksese, duke kërkuar mirëkuptimin tuaj dhe shpresuar që rikthimi në auditore të bëhet sa më parë të jetë e mundur!