Thirrje për aplikime: Bursa të Aksesit Transnaciona

Njoftim për shtyp,                                                                                                                Tiranë, 15 Maj, 2023
586 fjalë

Thirrje për aplikime: Bursa të Aksesit Transnacional

RESILIENCE, Infrastruktura Europiane e Kërkimit Shkencor për Studime Fetare, njofton hapjen e thirrjes së dytë për aplikime për Bursa të Aksesit Transnacional. Thirrja do të jetë e hapur nga 15 Maj deri në 1 Korrik, 2023. Përdoruesit do të përfitojnë akses të drejtëpërdrejtë, të shpejtë dhe efektiv në koleksionet e institucioneve kryesore të kërkimit shkencor dhe universiteve në Europë, nën kujdesin e ekspertëve të fushës.

Përdoruesit e programit të Aksesit Transnacional (TNA) do të përfitojnë akses të drejtëpërdrejtë dhe efektiv, si fizik edhe virtual, në koleksionet unike dhe ekspertizën e institucioneve kryesore kërkimore shkencore dhe universiteteve në Europë. Përveç kësaj, për përdoruesit, qëndrimi në TNA do të thotë akses më i shpejtë në burime, që do të thotë një përdorim më efektiv i kohës së kërkimit. Secili institucion pritës, gjithashtu, ofron një vend për të punuar, ndihmë në kërkimin e koleksioneve fizike dhe dixhitale, siguron këshilla për udhëtimin dhe akomodimin e përshtatur në vend, si dhe përfitime shtesë unike për institucionin. Me rëndësi të veçantë, përdoruesit e TNA do të kenë mundësinë e udhëzimeve nga ekspertë, të ofruara nga studiues të vjetër nga institucioni pritës, duke përfshirë mundësi të vlefshme rrjetëzimi në vizitën kërkimore.

Pritësit e TNA
Pritësit e TNA të RESILIENCE janë koordinatori i RESILIENCE FSCIRE (Bologna, IT), Universiteti Bar-Ilan (Ramat Gan, IL), Kryegjyshata Botërore Bektashiane (Tiranë, SH), CIRCSE (Milano, IT), KU Leuven (BE), Libraria mikado (Aachen, GJ), Universiteti New Georgian (Poti, GE), Universiteti i Sofias “St. Kliment Ohridski” (BG), Universiteti Teologjik i Apeldoorn (NL), Universiteti i Ljubljanës, Fakulteti i Teologjisë (SI), Universiteti i Münster (GJ), Universiteti i Sarajevës (BIH), Akademia e Studimeve Teologjike Volos (GR). Së bashku, këta partnerë sigurojnë përfaqësimin e fushave të kërkimit shkencor mbi krishtërimin, islamin dhe studimet hebraike.

Thirrja për aplikime
Thirrja aktuale është e hapur nga 15 Maj deri në 1 Korrik, 2023. Studiues në të gjitha nivelet e karrierës mund të aplikojnë për vizita të shkurtra studimore tek pritësi i zgjedhur prej tij, me kushtin që vizita të zhvillohet në vitin akademik 2023 – 2024. Mund të lexoni thirrjen Thirrja aktuale është e hapur nga 15 Maj deri në 1 Korrik, 2023. Studiues në të gjitha nivelet e karrierës mund të aplikojnë për vizita të shkurtra studimore tek pritësi i zgjedhur prej tij, me kushtin që vizita të zhvillohet në vitin akademik 2023 – 2024. Mund të lexoni thirrjen këtu.


Shënim editorial

Rreth RESILIENCE
RRESILIENCE është një infrastrukturë kërkimore unike, ndërdisiplinore dhe gjallëruese për të gjitha Studimet Fetare, duke ndërtuar një platformë me performancë të lartë, duke furnizuar me mjete evoluese dhe të dhëna të mëdha (big data) për studiues nga të gjitha disiplinat shkencore, që përshkojnë fetë në larminë e tyre diakronike dhe sinkronike. RESILIENCE së fundmi është përfshirë në Hartën e ESFRI 2021 dhe ka marrë fonde nga Komisioni European për Fazën e tij Përgatitore (2022 – 2026).

ESFRI
ESFRI është Forumi i Strategjisë Europiane për Infrastrukturat e Kërkimit. Ai është një instrument strategjik për të zhvilluar integrimin shkencor të Europës dhe për të forcuar shtrirjen ndërkombëtare. Harta ESFRI është një instrument çelës përmes të cilës, Forumi ESFRI vendos planifikimin strategjik afatgjatë Europian për zhvillimin e Infrastrukturave Kërkimore.

Thirrja për aplikime në TNA të RESILIENCE
Informacione të detajuara mbi thirrjen për aplikime në TNA të RESILIENCE i gjeni këtu.

Partnerët e RESILIENCE

● Albanian University UFO (Tirana, AL)
● Bar-Ilan University (Ramat Gan, IL)
● École Pratique des Hautes Études (Paris, FR)
● Fondazione per le Scienze Religiose (Bologna, IT)
● Institut für Angewandte Informatik (Leipzig, DE)
● KU Leuven (BE)
● Sofia University “St. Kliment Ohridski” (Sofia, BG)
● Theological University of Apeldoorn (NL)
● University of Münster (DE)
● University of Sarajevo (BIH)
● University of Warsaw (PL)
● Volos Academy for Theological Studies (GR)

Burime
Këtu gjeni logon tonë, imazhe etj.

Kontakt
Lieneke Timpers nga KU Leuven, Koordinator TNA: lieneke.timpers@kuleuven.be