Njoftim për plotësimin e formularit A1Z

                                                    NJOFTIM

Në datat 4-5-6 shtator 2017 do të jetë i hapur sistemi i Matura Online për aplikimet me formularin A1Z.
Sistemi do jetë i hapur nga ora 8.00-16.00 të secilës nga datat e sipërpërmendura.
Aplikimet me formularin A1Z bëhen në mjediset e shkollave ku kandidatët kanë përfunduar shkollen e mesme.
Kandidatët që mund të plotësojnë këtë formular do të jenë:
1. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2017 dhe nuk kanë për të dhënë provime të Maturës, por duan të aplikojnë në IAL.
2. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë të njehsuar dokumentet shkollore nga MAS.
Për të gjitha rastet që do të paraqiten pranë shkollave për aplikim do të ndiqen procedurat e përcaktuara në udhëzimin përkatës

Kujdes: Do të plotësojnë formularin A1Z vetëm kandidatët që nuk e kanë plotësuar këtë formular në sesionin e parë apo të dytë të Maturës Shtetërore 2017.