Njoftim mbi fillimin e vitit akademik

Studentë të “Albanian University”!

Ju bëjmë me dije se jemi vënë në dijeni të vendimit të Komitetit Teknik në lidhje me vijimin e procesit mësimor.

Jemi në pritje të zbardhjes së këtij vendimi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për të ditur hapat konkret që duhen ndërmarrë.

Së bashku do jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe do ju informojmë për çdo zhvillim apo informacion të ri.  

Albanian University ka të gjithë kapacitetet për të përshtatur infrastrukturën për zhvillimin e mësimit online, e cila vjen edhe nga një eksperiencë e një viti akademik të mbyllur me sukses.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj,

Ju urojmë gjithë të mirat!