
Në kuadër të bashkepunimit midis “Albanian University” dhe Institutit të Art Dizajn-it, ISIA, në Faenza, Itali, ditën e djeshme u mbajt Live Webinar-i mbi ‘Psikologjinë Pozitive: Promovimi i Mirëqenies Psikologjike përgjatë Gjithë Jetës’, me lektoren Prof. Manuela Zambianchi.
Prof. Zambianchi paraqiti perspektiva kyçe mbi promovimin e mirëqenies, me një fokus të veçantë në moshimin pozitiv—një sfidë e rëndësishme globale. Prezantimi i saj nxori në pah rezultatet e një studimi të saj mbi marrëdhënien midis mirëqenies psikologjike, rritjes personale dhe vizitave në muze nëpërmjet nxitjes së emocioneve pozitive si pasojë e përdorimit të realitetit virtual, një temë që ndërthur Psikologjinë, Artin, si dhe fushën e Zhvillimit Human Pozitiv.
Ky aktivitet u organizua nga Departamenti i Psikologjisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore në bashkëpunim me Zyrën e Koordinimit të Kërkimit Shkencore dhe Botime Akademike.
Prof. Zambianchi dhe të gjithë pjesëmarrësit, morën pjesë në diskutimin e zgjerimit të kuptimit të mirëqenies dhe rolit të saj në fazat e ndryshme të jetës.




