Leksionin i hapur ‘’PËR GJUHË E PËR ATDHE’’ për studentët e Vitit  të  III-të Bachelor “Mësuesi për arsimin fillor”

Studentët e Vitit  të  III-të Bachelor “Mësuesi për arsimin fillor”në dt.7. 12. 2023 në  lëndën Politikat Arsimore, drejtuar nga Prof. as. dr. Albana Tahiri, organizuan një leksionin të hapur me karakter kërkimor,shkencor dhe  didaktik, me temë ’PËR GJUHË E PËR ATDHE’’

 

Leksioni u konceptua në formatin  e një minikonference shkencore dhe e një sëre veprimtarive  didaktiko- shkencore, të cilat përfshinë tematika nga pikëpamja kronologjike e zhvillimit të arsimit, duke e ndarë atë në dy periudha;

 

Periudha e  parë’’Arsimi nga mesjeta deri në formimin e Shtetit Shqiptar. Kongresit të Manastirit. Përpjekjet  e Rilindësve për formimin e shtetit Shqiptar’’.  

 

Periudha e  dytë ‘Legjislacioni i kohës ,politikat arsimore. Shteti Shqiptar 1912, arsimi në kohën e Princ Vidit, arsimi në qeverinë e Mbretit Zog deri mbas mbarimit të luftës së dytë botërore 1944.’’.  

 

Minikonferenca studentore solli nga  thellësia e shekujve rolin e mësuesit në zhvillimin historik të veprimtarisë së tyre, duke trajtuar ndikimin e fuqishëm të këtij personaliteti në formimin e brezave  me dashurinë për gjuhen e kombin e për mbarë çështjet kombëtare.

 

Minikonferenca ose leksioni i hapur trajtoi tematika mbi Kongresin e Manastirit ose Kongresin e Alfabetit të gjuhës shqipe, duke përfshirë përpjekjet për të arritur në krijime alfabetesh, abetaresh, shkollash, shoqërish kulturore etj., duke trajtuar  figurën e mësuesit si të pranishëm në të gjitha ngjarjet e mëdha të Kombit.

 

Këndvështrimi është bërë në planin kronologjik e problemorhistorik të politikave arsimore, duke u ndalur tek risitë që ato kanë sjellë për kohën, por edhe problematikat që kanë  mbartur duke vendosur theksin  se; ‘’Atdheu dhe Kombi, janë nocione konkrete, dashurinë për të cilat shkolla dhe mësuesit ua kultivojnë  e vazhdojnë t’ua kultivojnë brezave duke dhënë një kontribut të çmuar në ruajtjen e gjuhës amtare, kulturës shqiptare dhe identitetit kombëtar’’