![](https://albanianuniversity.edu.al/wp-content/uploads/2020/02/freelancer-real-visualz-2020-734x1024.jpg)
Zyra e Karrierës dhe Alumnit në bashkëpunim me kompaninë Real Visualz, pjesë e projektit “Youth Online Work” dhe hartues i platformës së edukimit online ALMOOC, organizon leksionin e hapur “Freelancer – mundësi punësimi”. Ky leksion është me interes në kuadër të këshillimit të karrierës për studentët e programeve të studimit në Inxhinieri dhe Dizajn, profesione me mundësi të shumta punësimi si freelancer, si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar.