Java Arkivat e Hapura

Fakulteti i Shkencave Shoqërore pranë “Albanian University” në bashkëpunim me “Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave” organizon nga data 18 deri më 22 dhjetor “Javën e Arkivave të Hapura”.

I. Gjatë Javës Arkivat e Hapura” mjediset e Drejtorisë së Përgjithëshme të Arkivave do të qëndrojnë hapur për publikun. Orari do të jetë 09:00 – 16:00;

Grupet e nisin turin e organizuar çdo 15 minuta nga ora 09:00-14:40; Çdo grup shoqërohet nga një specialist i AQSH gjatë gjithë turit.

II. Itenerari i turit, kohëzgjatja dhe personat përgjegjës

  1. Salla e studimit, 10 minuta, aplikimi dhe shërbimi në sallën e studimit-Personat përgjegjës për prezantimin, Edlira Qazolli dhe Pranvera Prendi.
  2. Salla e mikrofilmave – Ekspozim i kodikëve dhe fermanëve, 10 minuta. Personat përgjegjës për prezantimin, Valentina Begaj dhe Marinela Ndrija.
  3. Laboratori i Mikrofilmave, 10 minuta. Personi përgjegjës për prezantimin, Liri Gjoliku.
  4. Laboratori i Dixhitalizimit, 10 minuta. Personi përgjegjës për prezantim, Vangjush Mile.
  5. Vendruajtjet e AQSh, 15 minuta. Personi përgjegjës për prezantimin, Edmond Shehi.
  6. Fototeka dhe Fonoteka, 10 minuta. Personi përgjegjës për prezantimin Larisa Naziri.
  7. Përpunimi Shkencor, 10 minuta. Mimoza Vllamasi dhe Pashk Alija.
  8. Shoqërues të grupeve për gjatë turit, Elsa Saka, Dorina Hasimja, Marjan Keli, Alis Rama, Kozeta Broka.
  9. Fotografi përkujtimore në hollin kryesor, Armando Boçe.

Gjatë këtyre ditëve, vizitorët do të mund të shohin proceset e punës që kryhen në Arkivin Qendror Shtetëror, nga sektori i vendruajtjes, përpunimit, mikrofilmimi, digjitalizimi dhe restaurimi i dokumenteve arkivore. Po ashtu do të mund të shohin nga afër Kodikët dhe Fermanët, mes të cilëve edhe Kodikun e Beratit, që përbëjnë trashëgiminë më të vyer tonë Kulturore Kombëtare dhe që është shfaqur rrallë herë në publik.

Java Arkivat e Hapura do të çelet për herë të parë këtë vit në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe do të përsëritet çdo vit në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave .