Hapet thirrja e parë për aplikim për mobilitet studentësh në Universitetin e Pisës, Itali

Hapet thirrja e parë për aplikim për mobilitet studentësh në Universitetin e Pisës, Itali për vitin akademik 2021-2022 në kuadër të projektit Erasmus+ për programin e studimit i integruar Master i Shkencave në Farmaci dhe Master i Shkencave në Stomatologji., të Albanian University.

Dokumentat duhet të dërgohen të skanuara brenda datës 25.11.2021 në e-mailin: a.napuce@albanianuniversity.edu.al

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

1. CV

2. Letër motivimi

3. Listë notash

4. Certifikata të gjuhëve të mbrojtura (anglisht ose italisht)*

Studentët e përzgjedhur do të njoftohen nga departamenti brenda datës 30.11.2021