“Si të shkëlqeni në karrierën tuaj dhe të studioni jashtë vendit?”

“Si të shkëlqeni në karrierën tuaj dhe të studioni jashtë vendit?” ishte tema e leksionit të hapur që zhvilloi këtë të enjte, lektorja e mjekësisë gjenomike në në Imperial College në Londër Dr. Detina Zalli me studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore në “Albanian University”. Themeluesja e “We Speak Science”, Dr. Detina Zalli tregoi para studentëve se cilat janë shtyllat mbi të cilat ngrihet suksesi i një profesionisti në lëmin e kërkimit mjekësor në mjekësi, duke renditur komunikimin efektiv, lidershipin, rrjetin e kontakteve (network) si dhe të menduarit kritik. Në emër të Fakultetit të Shkencave Mjekësore të “Albanian University, Dekania As.Prof.Dr. Erda Qorri, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me “We Speak Science”, një OJF e ngritur nga motrat Dr. Detina dhe Agita Zalli, me qëllim trajnimin dhe aftësimin në kërkimin shkencor të studentëve të interesuar.