Forum diskutimi me studentët e Departamentit të Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative, mbi integritetin e zgjedhjeve & partive politike

Instituti i Studimeve Politike me mbështetjen e Ambasadës Britanike, organizoi një forum diskutimi me studentët e shkencave politike dhe juridike të Fakultetit i Shkencave Shoqërore, në Albania University. Eksperti i ftuar, Arben Çejku, drejtor i Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë referoi mbi integritetin e partive politike, transparencën dhe llogaridhënien publike. Prof. Ervin Karamuço, ekspert i lartë ligjor, referoi mbi integritetin e zyrtarëve të zgjedhur, procedurat dhe nevojat për përmirësim. Dr. Doriana Pano, përgjegjëse e departamentit të Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative diskutoi mbi standardet zgjedhore dhe të përfaqësimit, si dhe sfidat e Shqipërisë në kontestin e zgjedhjeve vendore 2023 dhe bisedimeve për anëtarësim në BE. Gjatë diskutimit studentët dhe ekspertët ndanë vlerësime dhe opinione mbi nevojën e rritjes se angazhimit dhe aftësisë së botës akademike, të shoqërisë civile dhe mediave për të kontribuar në rritjen e transparencës së procesit zgjedhor, në sensibilizimin publik për integritetin e zgjedhjeve dhe nevojën e kandidatëve pa rekorde kriminale, si dhe për sfidën e partive politike për demokraci të brendshme. Pjesë e diskutimit ishin debati mbi implementimin e legjislacionit mbi dekriminalizimin, si një proces i cili kërkon efektivitet, transparence dhe përgjegjshmëri. Referuesit sugjeruan një angazhim më të madh të studentëve në monitorimin dhe matjen e treguesve të integritetit gjatë procesit zgjedhor.

ISP dhe AU kanë pasur dhe kanë bashkëpunim prej vitesh, në kuadër të projekteve dhe programeve ligjore dhe të shtetit të së drejtës të lidhura me BE, NED, USAID, MVU, etj.