Pas një kohe të gjatë pandemie, rikthehet EKSPOZITA STUDENTORE E ART DIZAJNIT, një event i cili tregoi më së miri mishërimin e përpjekjeve të studentëve dhe drejtimin e pedagogëve në mbi 400 punime dinjitoze. Ato janë shprehje e njohurive të përvetësuara dhe përgatitje për sfidat e jetës.
Punimet janë të zhanërve e stileve të ndryshme duke filluar nga vizatime me laps, grafika, mozaik, kolazh, vitrazh tiffany, realizime brendesh, projekte interieri dhe makete, të cilat janë ekspozuar nën kujdesin dhe mbështetjen e grupit të pedagogëve të Departamentit të Art Dizajnit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fillimin e vitit të ri akademik. Ju mirëpresim!