Leksioni i hapur me temë “Modele të konceptimit dhe shkrimit të artikujve shkencorë” nga Prof. Dr. Silvana Vishkurti

Ditën e enjte, datë 16.06.2022, nën kujdesin e Zyrës së Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Botimeve Akademike, u zhvillua Leksioni i hapur me temë “Modele të konceptimit dhe shkrimit të artikujve shkencorë” nga Prof. Dr. Silvana Vishkurti. Stafi akademik i pranishëm u prezantua me një panoramikë të konceptimit dhe shkrimit të artikujve shkencorë dhe pati mundësi të diskutojë dhe të ndajë eksperienca me kolegët dhe lektoren. Në fund të trajnimit, stafit akademik ju përcoll një pyetësor, për të marrë informacion mbi pëlqyeshmërinë e aktivitetit dhe për të paraqitur argumente që të pranishmit i konsiderojnë me interes për t’u trajtuar në të ardhmen.