
Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë”, “Zyra e Karrierës dhe Alumnit” zhvilloi një tryezë të rrumbullakët me temë: “Një rrugëtim i vështirë, për arritje të mëdha!”
Pjesë e këtij aktiviteti ishin studentë Alumni dhe studentë aktual të “Albanian University”. Aktiviteti u zhvillua në formë diskutimi, ku alumnit treguan eksperiencën personale lidhur me arritjet në karrierë dhe se sa e vështirë, por jo e pamundur është angazhimi i grave dhe vajzave në shkencë. Kjo ditë shërben për të ndërgjegjësuar shoqërinë, sidomos gratë dhe vajzat për mundësitë dhe aftësitë që ato kanë për t’u zhvilluar në fushat e shkencës.




Falenderojmë vajzat që ndanë eksperiencat e tyre me ne dhe i urojmë shumë suksese në rrugën e tyre të karrierës! Enekeleda Hoxha- Alumni (Diplomuar në programin e studimit BSc. Inxhinieri Kompjuterike, e punësuar në profesion në kompaninë teknologjike X-Hub). Mariela Veizi- Alumni (Diplomuar në programin e integruar MSc. Farmaci, e punësuar në profesion në kompaninë farmaceutike Profarma).