Dita Informuese mbi Programet e studimit Master të ofruara nga Departamenti i Inxhinierive

U zhvillua sot në ambientet e “Albanian University” në Rr. e Kavajës, Dita Informuese mbi Programet e studimit Master të ofruara nga Departamenti i Inxhinierive. Studentët e sapo diplomuar në fushat e ndryshme të inxhinierisë të ofruara nga ky Departament, u njohën me studimet e ciklit të dytë të ofruara në vijim të studimeve të ciklit të parë, kurrikulat bashkëkohore, stafin akademik të kualifikuar, bashkëpunimet kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat mundësojnë shkëmbimin e studentëve dhe projektet në të cilat studentët mund të pëfshihen gjatë studimeve të tyre. Në fund të ditës informuese, studentët shprehën dëshirën dhe vullnetin për të vazhduar studimet në programet Master të ofruara nga Departamenti i Inxhinierive në “Albanian University” nisur nga eksperienca pozitive që kanë patur në studimet e tyre Bachelor pranë tij.

#zgjedhjajoteAU #beanengineer